SSブログ

TopNews-Ur rëzuanjëUFOapo [衆議院議員]

Top News - U rr谷zua nj谷 UFO apo nj谷 satelit...Turqi, bie meteori i gjelb谷r, ndizen spekulimet





Ky është momenti i pabesueshëm kur një meteor i gjelbër bie në tokë duke ndezur spekulimet për rrëzimin e një sateliti apo një UFO-je.
Videot tregojnë objektin që bie mbi qytetin e Izmirit në Turqi, para se të zhduket në horizont me një ndricim verbues që natën e kthen në ditë.
Të tjera klipe tregojnë një shpërthim drite të gjelbër para se meteori të bjerë në tokë dhe e gjithë kjo ndodhi në orën 2 të mëngjesit të së shtunë. Imazhet e rënies së pabesueshme të meteorit janë ndarë në mediat sociale dhe kjo ka bërë që të ndizen spekulimet nëse bëhej fjalë për një copë shkëmb nga hapësira, një satelit të rrëzuar apo edhe përplasjen në tokë të një UFO-je.
Dëshmitarët raportuan se dëgjuan një shpërthim të fortë në momentin e kur objekti, cfarëdo qoftë ai, po binte në tokë, ndoshta në momentin e përplasjes, ose ndërsa po binte në atmosferë. Pavarësisht zërave për vizitorë nga një planet tjetër apo për rrëzimin e një sateliti, dr Hasan Ali Dal, ka dhënë një shpjegim më të thjeshtë për ngjarjen. Mund të konsiderohet një version më specifik i fenomenit të njohur si yje që bien. Profesori i astrofizikës shpjegoi në tëitter se ngjarja është e njohur si top zjarri dhe ndodh kur meteori nis të digjet në atmosferë. Toka aktualisht po sheh shiun e meteorëve Perseid, që ndodh cdo vit mes korrikut dhe gushtit. E kjo ndodh kur toka kryqëzon rrugën me mbetjet e lëna pas nga kometa Sëift Tuttle, me meteorët që udhëtojnë me një shpejtësi të pabesueshme. Por ajo që ka habitur më shumë në rastin e Izmirit, është ngjyra e gjelbër, që sidoqoftë mund të ketë një shpjegim. Sipas ekspertëve ka të ngjarë që këtu të luajë rol përbërja e meteorit të rënë që me sa duket ka sasi të mëdha nikeli.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to \Top Channel\ on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UFO#Turkey#TopChannel
tag: top channel,top channel shqiperi,top channel youtube,top news,topchannel albania,topchannelalbania,Top News - U rrëzua një UFO apo një satelit...Turqi,bie meteori i gjelbër,ndizen spekulimet
nice!(0)  コメント(0) 
共通テーマ:moblog